PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA
- 2 luge vaj luledielli
- 2 gjokse pule pa lekurë të prerë në kubikë
- 175 gr oriz kokërrgjatë
- 1.5 litër lëng pule
- 2 limonë
- 1 tufë majdanoz të grirë
- kripë
- piper i zi i freskët pluhur
PËRGATITJA:
Ngrohim vajin me zjarr te ngadalte ne nje tigan. Shtojmë pulën dhe pak kripë, piper dhe i skuqim per 3-4 minuta derisa marrin ngjyrë. Shtojme orizin duke e perzier dhe më pas shtojmë edhe lëngun e pulës duke shtuar zjarrin që të marrë valë me shpejtësi. Shtojmë lëngun e limonit dhe e lëmë të ziej pa kapak për 20-25 minuta.
Shtojmë kripën dhe piperin.
Mbas servirjes i shtojmë dhe majdanozin. presim dhe pak limon per ta dekoruar pjaten.