Përbërësit për katër persona
140 ml qumësht
180 gr miell
3 kokrra vezë
1 majë luge fryrës për ëmbëlsira
100 ml ujë
1 lugë gjelle sheqer
30 gr gjalp
Pak kripë
300 ml vaj kikiriku
Nutella
Përgatitja
- Në një tenxhere hedhim qumështin, ujin dhe gjalpin deri sa të ziejnë, kur të filloj zierja e heqim tenxheren nga zjarri.
- I shtojmë përbërjes në fillim sheqerin dhe e përziejmë mirë, më pas shtojmë kripën, fryrësin e ëmbëlsirave dhe miellin pak nga pak që masa të jetë kompakte dhe homogjene.
- E lëmë përbërjen të ftohet pak dhe më pas shtojmë një nga një vezët duke e trazuar vazhdimisht, tani brumi do të jetë më i butë dhe gati për t’u skuqur.
- Në një tigan hedhim vajin dhe pasi të jetë nxehur me ndihmën e dy lugëve marrim brumin dhe e hedhim në tigan. (ju këshillojmë të merrni sasi të vogla brumi pasi petullat do të fryhen gjatë skuqjes).
- I kthejmë që petullat të marrin ngjyrë të artë nga të gjitha anët. Pasi të jenë gati i vendosim në një pjatë me letër kuzhine.
- Në një pjatë hedhim sheqerin dhe i lyejmë petullat nga jashtë me sheqer. Me ndihmën e një qeseje kuzhine mbushim petullat me Nutella.
Tani duhet vetëm t’i vendosim në tavolinë!