TIRAMISÙ

 

 

 

 

Përbërësit për tetë persona

1 kokërr vezë

2 të verdha veze

6 lugë sheqer

250 gr mascarpone

4 filxhan me kafe të ftohtë

200 gr biskota savoiardi

1 lugë kakao

 

Përgatitja

  1. Për të përgatitur tiramisù fillojmë duke ndarë të verdhat e vezëve. Në një tas bashkojme tre të verdhat e vezëve me sheqerin dhe mascarponen. Të bardhën e një veze e rrahim sa të bëhet një shkumë kompakte. Nderkohë në një enë tjetër përziejmë të verdhat e vezëve me sheqerin dhe mascarponen sa të formohet një masë kremoze dhe homogjene.
  2. Me ndihmën e një luge druri bashkojmë kremin me të bardhën e vezës. Në një pjatë hedhim kafen e ftohtë dhe lagim biskotat savoiardi. Biskotat e lagura i vendosim në tavë duke formuar shtresën e parë me biskota.
  3. Mbi biskotat hedhim gjysmën e kremit me mascarpone dhe e nivelojmë. Shtojmë mbi kremin një shtresë tjetër me biskota savoiardi të lagura me kafe. Mbi to shtojmë kremin e mbetur.
  4. Në fund me ndihmën e një site hedhim kakaon mbi shtresën e kremit. Përpara se ta shërbejmë duhet ta vendosim të paktën një orë në frigorifer.

 

Këshilla:

Nëse dëshironi që ’’Tiramisù” të shijohet edhe nga më të vegjëlit mjafton të zëvendësoni kafen me qumësht të ftohtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.