Veze te mbushura me domate

Veze te mbushura me domate

PËRBËRËSIT

  • 8 vezë
  • 1 lugë fare sinapi pluhur
  • ½ lugë pluhur speci të kuq
  • 2 lugë majonezë
  • 60 gram djathë i freskët i shkrirë
  • 50 gr domate të thara në vaj
  • 1 lugë me kaperi
  • lëng limoni
  • kripë, piper
  • mandanoz i njomë

PËRGATITJA:

Ziejmë vezët për 10 ‘ dhe i kalojmë direkt në ujë.
I qërojme dhe i presim në mes për së gjati.
Heqim të verdhat e vezëve dhe e vendosim në një enë duke i shtypur me një pirun.
Shtojmë pluhurin e sinapit dhe specit, majonezën dhe djathin e shkrirë.
Pastrojmë domatet nga farat dhe bashkë me kaperin I grijmë imët duke i bashkuar me kremin.
I japim shije me lëng limoni , kripë dhe piper. Me masën e krijuar mbushim gjysmat e vezëve.
I zbukurojme me majdanoz të freskët dhe i servirim menjëherë.