TROFIE ME PESTO PATATE DHE BARBUNJA

 

 

Përbërësit për katër persona

PËR PESTON

Gjethe borziloku 160 gr

Hudhra 1 ose 2 thelpinj

Parmigiano reggiano i grirë 60 gr

Djathë pecorino i grirë 70 gr

Vaj ulliri eksta i virgjër 150 gr

Fara pishe 70 gr

Kripë

PËR TROFIE-T

Trofie të freskëta 320 gr

Patate 150 gr

Barbunja 150 gr

 

Përgatitja
  1. Fillojmë me përgatitjen e pesto-s xhenoveze. Lajmë borzilokun, shkëpusim gjethet, i thajmë dhe i vendosim në mikser së bashku me stikat e pishës dhe gjysmën e sasisë së vajit.

*Rekomandim – mos e përdorni mikserin në shpejtësinë e tij maksimale sepse do të bëj oksidimin e gjetheve të borzilokut, përdorni opsionin ‘pulse’ ose çdo 5 sekonda ndaloni dhe rifilloni proçesin deri sa përbërësit të përzihen.

  1. Shtojmë hurdhrat e shtypura, djathin e grirë dhe pjesën tjetër të vajit. Rregullojmë shijen me kripë dhe e lëmë mënjanë.
  2. Qërojmë patatet dhe i presim në feta rreth 1cm, më pas i presim në në formë kubike. Lajmë barbunjat e njoma, heqim majat dhe i presim në gatësinë rreth 5 cm. Barbunjat i ziejmë në ujë me kripë dhe i kullojmë kur janë ende krokante dhe ngjyra e tyre është jeshile e ndezur.
  3. Vendosim në zjarr një tenxhere të thellë me ujë të bollshëm deri sa të ziej uji. Shtojmë kripën e trashë dhe vendosim në fillim patatet, pas dy minutash shtojmë makaronat trofie.
  4. Kur makaronat të jenë zier (trofie-t e freskëta duan vetëm pak minuta), i kullojmë dhe lëmë mënjanë dy garuzhde me ujin e makaronave për të holluar peston. Në një tas vendosim makaronat,patatet, barbunjat dhe peston; i përziejmë të gjithë përbërësit dhe i servirim trofie-et me pesto, patate dhe barbunja.

 

Ruajtja

Trofie-t me pesto patate dhe barbunja mund të ruhen  për dy ditë në frigorifer në një enë të mbyllur hermetikisht. Gjithashtu edhe  peston mund ta ruajmë për 2-3 ditë në një enë të mbyllur hermetikisht në frigorifer ose për një kohë më të gjatë duke e vendosur në një kavanoz të sterilizuar dhe të mbyllur mirë në vakum.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.