Tortë me dardhë dhe çokollatë pa gluten

Tortë me dardhë dhe çokollatë pa gluten

Përbërësit për 4 persona

4 dardha

180 gr miell orizi

60 g kakao të hidhur

3 vezë

130 gr sheqer kaf

80 g vaj luledielli

170 ml qumësht

1 pako me fryrës për ëmbëlsira

100 g çokollatë gianduia Sapori & Idee

lëngun e një limoni

sheqer pluhur për shije

 

Përgatitja

1.      Qërojmë dardhat dhe i presim në kubikë. I vendosim në një enë me lëng limoni dhe një lugë sheqer kaf dhe i lëmë të pushojnë.

2.    Në një enë tjetër thyejmë vezët dhe i rrahim me sheqerin.

3.    Shtojmë vajin, miellin e orizit të situr, fryrësin e ëmbëlsirave, qumështin, kakaon (kakao pa sheqer të shtuar) dhe i përziejmë të gjitha.

4.    Shkrimë çokollatën në një banjo-mari ose në mikrovalë dhe ia shtojmë brumit.

5.    Shtojmë dardhat dhe përziejmë të gjithë përbërësit. Masën e hedhim në një tavë të lyer me vaj dhe me miell orizi. E pjekim në 180 ° C për 35-40 minuta. Ëmbëlsirën e shërbejmë të spërkatur më pak sheqer pluhur.