Strudel i kripur me Gorgonzola, rukola, speck dhe Asiago

 

 Rizoto me dardhë dhe pecorino

Rizoto me dardhë dhe pecorino

Përbërësit për katër persona:

200 g petë sfoljatë

150 g djathë Gorgonzola

1 qese me rukola

8 feta speck

4 feta djathë Asiago

 

Përgatitja:

1. Në fillim hapim petën sfoljatë me ndihmën e një petësi, nëse duhet mund të përdorim pak miell.

2. Shtojmë djathin Gorgonzola dhe fetat e speck-ut. 

3. Me pas shtojmë fetat e djathit Asiago dhe rukolën.

4. Palosim petën sfoljatë duke i mbyllur mirë anët bashkë me përbërësit brënda.

5. E vendosim në një tavë të shtruar me letër kuzhine. Me ndihmën e një thike presim pjesën e sipërme të brumit për t’i dhënë pamjen e një strudeli.

6. E vendosim në furrë për 15 minuta në një temperaturë 180° C. E servirim mbasi e kemi lënë të pushojë pak.