SQARIM ZYRTAR I CONAD ALBANIA
9 shtator 2026
Në lidhje me artikullin e publikuar në disa portale dhe të shpërndarë më pas nga media të tjera, lidhur me produktin Salame Galbanetto G230 c.a., loti L.264173, Conad Albania e konsideron të nevojshme të sqarojë publikisht situatën, me qëllim që konsumatorët të kenë një informacion të saktë, të plotë dhe transparent.
Më 31 gusht 2026, Conad Albania mori njoftimin në lidhje me lotin e sipërpërmendur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, produkti i prekur — një karton me 16 copë — u identifikua dhe u izolua, përpara se të vendosej në raft për shitje.
Theksojmë se ky produkt nuk është shitur në asnjë pikë të shitjes Conad Albania dhe nuk ka arritur te konsumatorët.
Më 8 shtator 2026, AKU publikoi njoftimin e saj dhe, po atë ditë, kreu verifikimet përkatëse, duke konfirmuar se produkti nuk kishte dalë në treg, nuk ishte shpërndarë dhe nuk ishte vendosur për shitje në pikat e shitjes Conad Albania. Megjithatë, ky informacion i dalë nga verifikimi nuk u pasqyrua në njoftimin publik të AKU-së.
Për këtë arsye, titujt apo përmbajtjet që krijojnë përshtypjen se Conad Albania e ka nxjerrë në shitje apo e ka shitur këtë produkt janë çorientuese dhe nuk pasqyrojnë faktet.
Conad Albania rithekson angazhimin e saj për transparencë të plotë, siguri ushqimore dhe informim të saktë të konsumatorëve, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet kompetente dhe partnerët e rrjetit Conad.
Po ashtu, dëshirojmë të nënvizojmë përgjegjësinë që kanë mediat për të raportuar me saktësi çështjet që lidhen me sigurinë ushqimore. Informacioni i paplotë ose titujt që krijojnë një përshtypje të ndryshme nga realiteti mund të shkaktojnë dezinformim dhe alarm të pajustifikuar te konsumatorët, si dhe të dëmtojnë padrejtësisht reputacionin e një kompanie që ka zbatuar në mënyrë korrekte dhe në kohë të gjitha procedurat e nevojshme.
Conad Albania u kërkon të gjitha mediave që kanë ripublikuar dhe shpërndarë këtë lajm të korrigjojnë informacionet e pasakta ose të paplota dhe të pasqyrojnë saktë faktet e mësipërme.
Tiranë, 9 shtator 2026
Conad Albania
***************************************************************************************************************************************************
PRECISAZIONE UFFICIALE DI CONAD ALBANIA
9 settembre 2026
In merito all’articolo pubblicato su alcuni portali e diffuso da altri organi di informazione, relativo al prodotto Salame Galbanetto G230 c.a., lotto L.264173, Conad Albania ritiene opportuno fornire alcuni chiarimenti, al fine di garantire una corretta e completa informazione ai consumatori.
In data 31 agosto 2026, Conad Albania ha ricevuto una segnalazione relativa al lotto sopra indicato. A seguito della segnalazione, il prodotto interessato — un cartone di 16 pezzi — è stato immediatamente identificato e isolato prima di essere esposto a scaffale.
È pertanto importante sottolineare che il prodotto non è mai stato messo in vendita nei punti vendita Conad Albania e non è mai arrivato ai consumatori.
In data 8 settembre 2026, l’AKU ha pubblicato il proprio comunicato e, nella stessa giornata, ha effettuato le verifiche, confermando che il prodotto non era stato immesso sul mercato né distribuito o posto in vendita presso i punti vendita Conad Albania. Tale informazione, tuttavia, non è stata integrata nel comunicato pubblicato dall’Autorità.
Alla luce di quanto sopra, titoli o contenuti che lascino intendere che Conad Albania abbia commercializzato o venduto il prodotto oggetto della segnalazione risultano ingannevoli e fuorvianti.
Conad Albania ribadisce il proprio impegno verso la massima trasparenza, la sicurezza alimentare e la corretta informazione dei consumatori, nonché la piena collaborazione con le autorità competenti e con i propri partner della rete Conad.
Riteniamo inoltre importante richiamare l’attenzione sulla responsabilità di alcuni organi di informazione nel riportare correttamente fatti relativi alla sicurezza alimentare. Informazioni incomplete o titoli formulati in modo da generare un’impressione diversa dalla realtà dei fatti possono creare disinformazione e un ingiustificato allarme tra i consumatori, oltre a danneggiare la reputazione di un’azienda che ha invece applicato correttamente e tempestivamente tutte le procedure previste.
Conad Albania invita pertanto tutti gli organi di informazione che hanno successivamente ripreso e diffuso la notizia a rettificare le informazioni inesatte o incomplete e a garantire una corretta rappresentazione dei fatti.
Tirana, 9 settembre 2026
Conad Albania
