Rizoto me kungull

 

 

 

 Krepa në furrë me mortadella, spinaq dhe djath provola.

Krepa në furrë me mortadella, spinaq dhe djath provola.

Përbërësit për katër persona:

320 g oriz Carnaroli

200 g gështenja të ziera

600 g kungull

200 g speck

200 g djath Parmigiano Reggiano

1 gotë verë e bardhë

1 degë selino

2 karrota

2 kokrra qepë

1 lugë gjalp

1 presh

Vaj ulliri ekstra i virgjër

Kripë dhe pipe

Përgatitja

1. Në një tenxhere hidhni ujë të ftohtë dhe vendoseni në sobe me nxehtësi mesatare. Shtoni në ujë selinonë, karrotat, dhe 1 kokërr qepë për përgatitjen e lëngut të perimeve. Lëreni në zjarr të mesëm deri sa të marrë valë, pastaj vendosni kapakun dhe ulni temperaturën që lëngu të qëndrojë i ngrohtë.

2. Prisni imët preshin dhe në një tenxhere tjetër e skuqim me pak vaj ulliri me zjarr mesatar.

3. Ndërkohë që preshi skuqet shtoni një kokërr qepë të prerë imët dhe gështenjat e ziera.

4. Ndërkohë pastroni kungullin nga farat dhe lëkura, dhe prisni në kubik. Shtoni kungullin në tenxhere dhe trazojeni, shtoni pak ujë deri sa të ziejnë të gjithë përbërësit.

5. Vendosni një tenxhere në zjarr mesatar/të lartë deri sa të nxehet dhe hidhni orizin që të skuqet duke e trazuar herë pas here dhe duke pasur shumë kujdes që të mos digjet.

6. Pasi orizi të jetë skuqur shuajeni me verë të bardhë, kujdes sepse tenxherja do të jetë shumë e nxeht. Pasi vera të avullojë mund të filloni të hidhni pak nga pak lëngun e ngrohtë të perimeve.

7. Përzieni vazhdimisht në mënyrë që orizi të lëshojë përbërësit e saj duke krijuar një përbërje kremoze.

8. Pas 10 minutash në zjarr shtoni 100 g speck të prerë në copa të vogla.

9. Pasi kanë kaluar 15 minuta nga përgatitja e orizit shtoni kungullin me preshin dhe gështenjat. Përzieni mirë dhe vazhdoni të shtoni lëngun e perimeve deri sa orizi të jetë gati.

10. Fikeni zjarrin kur orizi të jetë i butë por jo i thatë. Shtoni gjalpin dhe përzieni përsëri

11. Grini imët djathin Parmigiano Reggiano dhe shtojeni te rizoto

12. Përzieni mirë djathin që të shkrihet me të gjithë përbrsit e tjerë. Lëreni të pushojë për 5 minuta duke i vendosur kapakun tenxheres. Shërbejeni rizoton me një fetë speck dhe djath të grirë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.