Rizoto me radicchio dhe Lambrusco

 

 

 

 

 

Përbërësit për 4 persona

  1. 250 g oriz Carnaroli
  2. 1 gotë verë Lambrusco di Sorbara
  3. Gjalp
  4. Djath Parmigiano Reggiano të grirë
  5. 1 tufë radicchio të kuq
  6. Kripë
  7. Piper

Përgatitja

Ngrohim orizin në një tigan pa yndyrë, për dy ose tre minuta deri sa të nxehet. Ky është momenti më i mirë për ta aromatizuar orizin me piper dhe për t’i hedhur kripën.

Hedhim verën te orizi dhe e përziejmë butësisht.

Ulim zjarrin, gjithmon duke e përzier. Orizi do të mari një ngjyrë të kuqe delikate.

Ziejmë në një tenxhere ujin pa kripë, të cilin ia shtojmë herë pas herë orizit (jo të gjithë sasinë menjëherë).

Pjekim në një tigan të nxehtë bajamet. Duhet të marrin pak ngjyrë por mbi të gjitha duhet të thahen plotësisht. Më pas i copëtojmë me thikë jo imët.

Përgatisim radicchio: Pasi eliminojmë gjethet e jashtme, dhe pjesën e fortë e lajmë dhe e presim në shirita.

Mbajmë mënjanë djathin e grirë dhe gjalpin në temperaturë ambienti.

Fikim zjarrin dhe në këtë moment shtojmë radicchio-n (e lëmë një pjesë për ta hedhur në fund në pjatë) bashkë me djathin dhe gjalpin dhe e përziejmë der isa gjalpi të jetë shkrirë plotësisht.

Servirim në pjatë orizin e nxehtë. Shtojmë pak nga radicchio që kemi lënë mënjanë dhe bajamet.

JU BËFTË MIRË!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.