Rizoto me dardhë dhe pecorino

 Rizoto me dardhë dhe pecorino

Rizoto me dardhë dhe pecorino

Përbërësit për katër persona:

320 g oriz kokërr vogël

2 dardha

120 g djath Pecorino

1 kokërr qepë e bardhë

1.8 litra lëng perimesh

70 ml Spumante

35 g gjalpë

Kripë dhe piper

 

Përgatitja:

1. Prisni imët qepën dhe e skuqni në gjalpë pa e lënë të ndryshojë ngjyrë. Në këtë moment shtoni orizin dhe e skuqni për disa minuta duke i shtuar pak kripë. Kur orizi të bëhet i tejdukshëm, shtoni spumanten dhe lëreni sa të avulloj alkooli. Në një enë tjetër duhe të keni gati lëngun e perimeve të ngrohtë dhe pasi të avulloj alkooli i spumantes është momenti për të shtuar te orizi lëngun e perimeve gradualisht. Sigurohuni që orizi e ka përthithur lëngun përpara se të shtoni lugën tjetër me lëng. Vazhdojeni këtë proces për rreth 12 minuta.

2. Pritini dardhat e pa qëruara në kubikë (lini mënjanë disa feta të holla për dekorim). Më pas shtoni kubikët në rizoto dhe përfundoni gatimin pas rreth 6 minutash.

3. Grini djathin Pecorino dhe shtojeni te rizoto i porsa hequr nga zjarri duke e trazuar derisa djathi të shkrihet4. Ndani rizoton në pjata dhe dekorojini me feta dardhe dhe me piper të zi.

4. Ndani rizoton në pjata dhe dekorojini me feta dardhe dhe me piper të zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.