Përbërësit:
800 gr domate të qëruara
500 gr patate
150 gr miell tipi 00 Conad
100 gr miell ‘’semola’’Conad
100 gr djathë ‘’Pecorino sardo maturo’’ i stazhonuar
100 gr djathë sardo ‘’fiscidu’’ ose feta greke
gjethe nenexhiku
thelpinj hudhre
gjethe dafine
vaj ulliri ekstra i virgjër, kripë, piper
Përgatitja e brumit:
- përzieni miellin duke shtuar 2 lugë vaj ulliri dhe e rregulloni me kripë
- përzieni duke shtuar gradualisht 150 g ujë duke e punuar me duar derisa te formohet nje mase homogjene.
- mbështillni brumin, mbulojeni dhe lëreni të pushojë për një orë
Përgatitja e mbushjes:
- zieni patatet, qërojini dhe bëjini pure.
- copëtoni një thelpi hudhër, skuqeni në një tigan me dy lugë vaj ulliri, për 30 sekonda dhe ia shtoni patateve bashkë me gjethet e mentes dhe dy llojet e djathit pecorino të grirë.
- shtoni edhe dy lugë gjelle vaj ulliri dhe rregullojeni me kripë dhe piper
- hapeni brumin në një fletë me trashësi rreth 1 mm
- pritni rreth 50 rrathë nga fleta e brumit dhe mbushini me masën e përgatitur më parë
- mbyllni rrathët me mbushjen, duke shtypur skajet dhe duke i dhënë formën klasike të veshit
- Gatuajini “culurgiones” në ujë të kripur derisa të dalin në sipërfaqe.
Përgatitja e salcës:
- Skuqni një thelpi hudhër dhe një gjethe dafine me 4 lugë vaj
- Shtoni domatet e qëruara të prera dhe gatuajini për 15 minuta
- Rregulloni shijen me kripë dhe piper
- Vendosni “culurgiones” në salcën e domates dhe shtoni pak borzilok për shije sipas dëshirës.
Servirja:
Merrni pak nga salca e pregatitur dhe vendoseni me lugë në nje pjatë duke e hapur ne menyre rrethore. Merrni me kujdes ‘’culurgiones’’ dhe vendoseni në pjatë sipër salcës. Shtoni djathine grirë ’Pecorino sardo maturo’’.
Pjata është gati për t’u shijuar.
Ju bëftë mirë!