RECETA TORTELLINI

RECETA TORTELLINI

 

Përbërësit:

  • Miell 0 (për sfoliat) 300 gr
  • 4 kokrra vezë

Përbërësit për mbushjen:

  • Mish derri 100 gr
  • Mortadella, nje pjesë (100 gr)
  • Proshutë crudo, një pesë (100gr)
  • 1 kokërr vezë
  • Djathë parmixhano 150 gr
  • Kripë e imët, piper i zi dhe arrë moskati për shije.

 

Përgatitja pëe mbushjen:

  • merrni proshutën, mishin e derrit dhe mortadelën, dhe i prisni në copa të vogla.
  • Hidhni përzierien në një enë.
  • Shtoni parmixhanin, pak kripë dhe piper dhe gatuajeni përbërjen
  • Më pas shtoni vezën dhe arrën moskat
  • Pasi të keni përftuar një masë homogjene, mbulojeni dhe lëreni të pushojë në frigorifer për 12 orë.

 

Përgatitja:

  • Vendosni miellim mënjanë
  • Rrihni lehtë vezët dhe filloni ti bashkoni me miellin ngadalë
  • Pasi t’i përzieni, punojeni me dorë derisa të përftoni një masë homogjene
  • Mbulojeni masën dhe lëreni të pushojë rreth gjysëm ore në temperaturën e dhomës
  • Ndani masën në copa të vogla, filloni t’i hapni derisa të bëhet në formën e një petulle dhe shumë e hollë
  • Mbusheni petën me një porcion nga masa e gatuar më parë
  • Mbylleni petën duke formuar një si trekëndësh të vogël, duke e shtypur pak në skajet
  • Ulni dy skajet anësore, dhe rrotulloni tortelinin rreth gishtit, duke i shtypur dy skajet e brumit sëbashku
  • Kështu procedoni për të gjithë masën e brumit

Tortelinët tani janë gati për t’u gatuar dhe shijuar!