Receta Si të bëjmë shkripëzimin e ‘’baccalà ‘’

Receta Si të bëjmë shkripëzimin e ‘’baccalà ‘’

1. Vendosim ‘’baccala’’ në një enë me ujë të ftohtë për ti hequr kripën e tepërt.
2. Presim ‘’baccala’’ merlucin në copa të mëdha – nese zgjedhim ta lëmë fileton e plotë do të duhet të zgjasim kohën e shkripëzimit.
3. Vendosim merlucin në një tas të madh dhe e mbulojmë me ujë të ftohtë. Uji do të shpërbëjë kripën dhe do të bëjë që fibrat të fryhen.
4. Mbulojmë enën me qese dhe e vendosim në pjesën më pak të ftohtë të frigoriferit.
5. E lemë në ujë për 8 orë më pas e nxjerrim nga frigoriferi.
6. Shpëlajmë merlucin dhe më pas e vendosim sërish në enën me ujë të freskët në frigorifer.
7. Përsërisim këtë veprim 3 herë në ditë për 3-4 ditë, duke mos harruar të ndërrojmë ujin çdo herë.

Pas 4 ditësh, merluci ‘’baccala’’do të jetë gati për t’u përdorur!