RECETA RIZOTO ME MOLLË DHE SPECK

RECETA RIZOTO ME MOLLË DHE SPECK

 

 

Perbëresit:

  • Oriz carnaroli 320 gr
  • Speck 120gr
  • Gjalpë 50 gr
  • 2 Molle Pinova
  • 1 Qepë
  • Verë e bardhë 100 gr
  • Parmigiano Reggiano DOP 50gr
  • Gjysëm limoni
  • Lëng perimesh, piper i zi, rozmarinë

 

Pergazia:

Qëroni mollët, dhe i prisni bashkë me speck-un në kubik. Hidhni gjysmën e limonit në ujë dhe vendosni mollët që mos të nxihen. Vendosni gjysmën e masës së gjalpit në një tigan dhe lëreni të shkrijë.

Prisni qepën hollë dhe vendoseni në tiganin me gjalpë. Lëreni qepën të skuqet dhe spërkateni herë pas here me një lugë lëng perimesh të nxehtë. Shtoni orizin në tigan dhe e përzieni shpesh, në fund e shuani me verë të bardhë. Pasi të ketë avulluar alkooli, shtoni një lugë nga lëngu perimeve sipas nevojës.

 

Merrni një tjetër tigan dhe vendosni në të pak vaj, shtoni mollët dhe speck-un dhe i lini të skuqen.

Kur orizi të jetë gati i zierë, shtoni mollët dhe speck-un e skuqur. Hidhni piper sipas dëshirës.

Kur orizi të jetë i zier, hiqeni nga zjarri dhe shtoni gjysmën e gjalpit që keni ruajtur mënjanë.

Shtoni parmigiano, përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe rizoto është gati.

Ju bëftë mirë!