Përbërësit për 8 persona
300 gr miell
160 ml qumësht
3 vezë
120 gr sheqer
90 gr rrush të thatë
1 bustinë pluhur pjekës për ëmbëlsira
1 limon
Sheqer për ti zbukuruar
Petullat me rrush të thatë janë një ëmbëlsirë tipike Veneciane
Vendosni rrushin e thatë në një filxhan me ujë dhe lëreni të pushojë për një çerek ore.
Shtrydhni rrushin e thatë dhe vendoseni të kullojë.
Në një enë rrihni vezët me sheqerin, më pas shtoni qumështin dhe lëvozhgën e grirë të limonit.
Bashkoni miellin e situr dhe pluhurin pjekës.
Në fund shtoni rrushin e thatë dhe lëreni të pushojë edhe çerek ore.
Ngrohni vajin në një tigan për skuqje.
Kur të jetë nxehur merrni një lugë brumë dhe zhyteni në vajin e nxehtë.
Prisni disa minuta derisa petulla të marrë ngjyrë kafe të artë.
Hiqeni petullën nga vaji i nxehtë, thajeni me letër thithëse kuzhine dhe vazhdoni me pjesën tjetër të brumit.
Përpara se ta shërbeni mos harroni ta spërkatni me sheqer pluhur.
JU BËFTË MIRË!