PËRBËRËSIT:
- 400 gr patëllxhan
- 100 gr domate qershi
- 200 gr di karota
- 350 gr di kunguj
- 180 grammi spec
- 1 degë selinoje
- 1 qepë
- Ullinj jeshil, kaperi, borzilok, rigon, kripë, piper, nenexhik
- Vaj extra i virgjër, uthull vere të bardhë
- 1 lugë sheqer
Pergatizia
- Pastroni dhe lani të gjithë perimet përveç qepës dhe domateve qershi
- Pritini perimet në kubikë dhe vendosini në pjata të veçanta (perveç qepës dhe domateve qershi)
- Në një tenxhere, shtoni vaj ekstra të virgjër dhe lëreni të ngrohet
- Hidhini patëllxhanët e prerë në kubikë në tigan
- Pasi të jenë skuqur i vendosni në një pjatë
- Në të njëjtën mënyrë veproni me karrotën
- Vazhdoni edhe me selinonë, kungulleshkat dhe në fund specat
- Në vajin e mbetur skuqni qepën e prerë në feta dhe shtoni domatet qershi të prera në kubikë
- Në tigan shtoni kaperin, ullinjtë, sheqerin, uthullën dhe perimet e skuqura
- Rregulloni shijen me kripë dhe piper
- Kaloni “Caponatën” në një pjatë dhe shtoni borzilokun, nenexhikun dhe rigonin
- Pasi të jetë ftohur, është gati per t’u shijuar