QOFTE ME TON DHE RIKOTA

 

 

Përbërësit për katër persona

250 gr peshk ton pa vaj PiacerSi Conad

250 gr rikota pa yndyrë PiacerSi Conad

2 kokrra vezë

120 gr bukë e grirë

50 gr djathë parmigiano i grirë

25 gr açuge në vaj

10 gr kaperi nën kripë

Piper

Vaj luledielli për skuqje

 

Përgatitja
  1. Në një tas hedhim rikotën dhe e zbusim me një pirun, shtojmë peshkun ton të cilin më parë e kullojmë mirë, shtojmë vezët dhe i përziejmë përbërësit.
  2. I japim më shumë shije përbërjes me açuge të prera imët dhe kaperi (kaperi duhet të shpëlahen nga kripa e tepërt). Në fund shtojmë bukën e grirë dhe djathin parmigiano. Përziejmë mirë të gjithë përbërësit.
  3. Marrim pak nga përbërja dhe me duar formojmë qoftet, rreth 30gr secila dhe i kalojmë në bukën e grirë.
  4. Tani mund të zgjedhim midis dy mënyrave të pjekjes: mund t’i vendosim qoftet në një tavë të veshur me letër furre dhe i pjekim në furrë me ventilim të ngrohur më parë në temperaturën 180 °C për 15-20 minuta. Qoftet mund t’i skuqim edhe në vaj luledielli duke i rrotulluar herë pas here që të marrin një ngjyrë uniformë.

Pasi të përfundojmë skuqjen i vendosim mbi letër kuzhine dhe i servirim të ngrohta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.