Picë me proshutë krudo dhe burratë

 

 

 

 PICË ME PROSHUTË KRUDO DHE BURRATA

PICË ME PROSHUTË KRUDO DHE BURRATA

Përbërësit për katër persona:

500 gr Miell 00

250 ml Ujë

7 gr Maja birre e freskët

1 lugë Vaj ulliri ekstra i virgjër

1 lugë çaji Kripë

Gjysëm luge çaji Sheqer

500 ml Salcë me domate të plota

200 gr Mozzarella fior di latte

Kripë

Borzilok i freskët

80 gr Proshutë San Daniele

4 burrata

Përgatitj
  1. Vendosim ujin e vakët në një tas të madh dhe shkrijmë në të majanë e birrës, shtojmë sheqerin dhe vajin e ullirit ekstra të virgjër. Pasi të jetë shkrirë majaja fillojmë të shtojmë miellin dhe kripën. I përziejmë në fillim me një lugë dhe më pas me duar deri sa të kemi një brum homogjen.
  2. E punojmë brumin për 10 minuta dhe më pas e vendosim në një tas të lyer më parë me vaj dhe e mbulojmë me qese kuzhine transparente. Tasin e vendosim në furrën e fikur por me dritën e ndezur për 1 orë e gjysëm deri sa brumi të jetë dyfishuar.
  3. E heqim brumin nga tasi dhe e ndajmë në 4 pjesë. Porcionet e formuara i vendosim në një tavë dhe i lëmë të pushojnë edhe për 30 minuta të mbuluara me një pecetë.
  4. Për të përgatitur Picën me proshutë dhe burrata hapim brumin e picës me duar dhe me ndihmën e vajit të ullirit dhe ndezim furrën.
  5. Në një tas shtypim domatet dhe i shtojmë kripën dhe borzilokun e freskët.
  6. Hedhim salcën mbi bazën e picës dhe e vendosim në furrë.
  7. Kur brumi i picës është pjekur dhe salca ka filluar të thahet, e heqim nga furra dhe i shtojmë djathin mozzarella të copëtuar. E vendosim përsëri në furrë pranë rezistencës së sipërme derisa brumi të bëhet krokant.
  8. E heqim nga furra dhe vendosim sipër fetat e holla të proshutës San Daniele dhe djathin burrata në mes të picës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.