Orecchiette me salçiçe pugliese dhe brokoli

 

 ORECCHIETTE ME SALÇIÇE PUGLIESE DHE BROKOLI

ORECCHIETTE ME SALÇIÇE PUGLIESE DHE BROKOLI

Përbërësit për katër persona:

320gr Orecchiette

300 gr Brokoli

300 gr Salsiçe

40 gr Verë të bardhë

1 thelpi Hudhër

2 degë Trumzë

1 degë Rozmarinë

30 gr Vaj ulliri

Kripë

Piper

Përgatitja
  1. Për të përgatitur orecchiette-t me brokoli dhe salsiçe fillojmë duke zier ujin me kripë në një tenxhere.
  2. Shkëpusim lulet e brokolit dhe i ndajmë në dy ose katër pjesë nëse janë shumë të mëdha. Hedhim brokolin në tenxheren me ujë dhe e mbulojmë me kapak. Koha e zierjes 6-7 minuta. Ndërkohë vazhdojmë me përbërësit e tjerë.
  3. Presim imët trumëzën dhe rozmarinën. Përgatisim salsiçet duke i hequr cipën dhe e coptojmë me ndihmën e një piruni.
  4. Në një tigan të thellë ngrohim vajin e ullirit dhe thelpinë e hudhrës dhe shtojmë salsiçen e copëtuar. Pas pak sekondash shtojmë erëzat e copëtuara më parë dhe e shuajmë me verën e bardhë.
  5. Me ndihmën e një kullese heqim brokolit, pa e derdhur ujin ku i kemi zier, dhe i bashkojmë me mishin. I gatuajmë brokolit bashkë me salsiçen edhe për 3-4 minuta dhe me ndihmën e një pince heqim thelpinë e hudhrës dhe shtojmë pak kripë dhe piper
  6. Përgatisim ndërkohë makaronat duke i zier në ujin ku përgatitëm më parë brokolin. Kur makaronat të jenë gati i bashkojmë me salsiçen dhe brokolin. Nëse është e nevojshme mund t’i shtojmë pak nga uji ku kemi zier makaronat.

I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tigan dhe shtojmë pak piper të zi. Orecchiette-t me brokoli dhe salsiçe janë gati.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.