Përbërësit për 4 persona:
- 1 qepë ,
- 400 gr domate të vogla
- dy tufa barishte aromatike majdanoz ose borzikok të freskët,
- 8 vezë,
- 4 lugë me panna gatimi,
- dy lugë me djathë të grirë,
- kripë
- piper të grirë,
- dy luge me vaj ulliri.
Përgatitja
Lajmë qepët dhe i grijmë imët. Lajmë domatet dhe i presim për së gjati. Grijmë imët barishtet mbasi i kemi larë dhe tharë me leter kuzhine. Tundim vezët me panën dhe djathin parmigiano,i bashkojmë me barishtet e grira imët,kripën dhe piperin. Në një tigan vendosim pak vaj dhe skuqim 1/4 e qepës, shtojme 1/4 e domateve dhe vazhdojmë ti skuqim për disa sekonda,më pas shtojme dhe 1/4 e përzierjes që kemi berë me vezën dhe e lëmë për 3-4 minuta në zjarr shumë të ulët. Në këtë mënyrë vazhdojmë me pjekjen e 3 omletave të tjera. Omleta shërbehet e ngrohtë.