Njoftim për aktivitet mashtrues në rrjete sociale dhe komunikime elektronike me anë të markës Conad

 

 

 

Njoftim për aktivitet mashtrues në rrjete sociale dhe komunikime elektronike me anë të markës Conad.

Conad Albania Sh.p.k. (“Conad Albania”) tregon vetë apo me anë të tretëve në Shqipëri produktet e markës së mirënjohur italiane Conad.

Conad Albania tregëton gjithashtu një gamë të gjerë produktesh me anë të rrjetit të saj të supermarketeve në Shqipëri, duke qenë krenare që është lider në tregun shqiptar të shitjes me pakicë të produkteve ushqimore apo produkteve të tjera jo ushqimore të kujdesit vetjak apo konsumit të përgjithshëm.

Për shkak se emri dhe marka tregtare Conad përfaqëson një brand të dashur dhe që gëzon një besim të jashtëzakonshëm në publikun dhe konsumatorët shqiptarë, së fundmi jemi vënë në dijeni se emri Conad dhe logo e saj janë përdorur nga të tretë për përfitime financiare me anë të mashtrimit, në dëm të klientëve tanë ose konsumatorëve në Shqipëri në përgjithësi.

Megjithëse, fatmirësisht, sipas njoftimeve që kemi marrë, kemi të bëjmë me raste sporadike, gjejmë me vend që të njoftojmë publikisht se Conad Albania nuk ka organizuar asnjë promocion në muajin dhjetor 2022 dhe në vazhdim, për shpërblime me para, çmime, apo kupona.

Gjithashtu, çdo ftesë apo mesazh që mund të qarkullojë apo vijë në celularët tuaj, apo faqe në rrjetet sociale që përdorin emrin dhe logon Conad që ftojnë për dërgimin e të dhënave tuaja të kontaktit, apo të dhëna bankare apo tjetër, nuk është dërguar nga Conad Albania dhe është tentativë mashtrimi për të përfituar në mënyrë të paligjshme.

Për më tepër, komunikime të tilla elektronike vijnë nga numra telefonikë të paidentifikueshëm, lidhje interneti të paverifikueshme apo faqe në rrjete sociale (si Facebook), të cilat qartazi janë të rreme.

Të gjithë promocionet, ofertat, zbritjet apo mundësitë e panumërta që Conad Albania ofron për klientët e saj besnikë(mbajtës të kartës së fideliteti) apo konsumatorin në Shqipëri në përgjithësi, publikohen në faqen zyrtare në internet të Conad Albania https://www.conadalbania.al/ ose në profilin e saj zyrtar në rrjetet sociale:https://www.facebook.com/ConadAlbania?mibextid=ZbWKwL;

https://www.instagram.com/conadalbania/

Duke shprehur angazhimin tonë për mbrojtjen e interesat të klientëve tanë dhe konsumatorin në Shqipëri, do të vazhdojmë të gjithë përpjekjet tona dhe do të marrim të gjithë masat e mundshme ligjore kundër përpjekjeve të tilla, duke mbrojtur gjithashtu interesat e ligjshme të Conad Albania dhe të partnerëve tanë, në mënyrën më të përshtatshme të mundshme.

Faleminderit për besimin tuaj,

Sinqerisht,

Conad Albania