Komunikim

 

 

 

Pas deklaratave të fundit, të botuara sot në disa portale dhe rrjete sociale, të marra nga përgjimet, ndoshta të nxjerra jashtë kontekstit, në të cilat flitet për marrëveshje hipotetike jotransparente që përfshijnë, ndër të tjera, emrin e Conad, ndiejmë për detyrë të sqarojnë opinionin publik se:

Conad Albania nuk ka asnje lloj marrëveshjeje me gazetarin Doci, por vetëm ka nenshkruar marrëveshje publiciteti ligjore dhe transparente me disa televizione, përfshirë edhe Report TV.

Më konkretisht, marrëveshja e fundit e nënshkruar me Report Tv dhe që zgjat 6 muaj, nga nëntori 2022 deri në prill 2023, ka të bëjë me sponsorizimin e një emisioni gatimi, i cili transmetohet çdo mëngjes.

 

Sinqerisht,

Conad Albania