Përbërësit për katër persona:
- Mozzarella: 4 feta
- Vaj për të skuqur
- Buk me korre të fortë: 4 feta
- Piper
- Krip
- Vezë: 1 kokërr
Përgatitja:
- Ngrohni vajin për skuqje në një tigan të thellë që nuk ngjit. Nëse keni një termometër, kontrolloni që temperatura të jetë deri ne 170°.
- Prisni për gjysëm fetat e bukës. Rrihni vezën me një pirun, hidhini krip dhe piper. Lyeni mirë me vezë fetat e bukës nga të dyja anët.
- Skuqini fetat e bukës vetëm nga njëra anë dhe hiqini nga tigani , vendosini mbi letër kuzhine.
- Mbi 4 feta buke vendosni fetat e mocarelës fiordilatte mbi anën që është skuqur, dhe vendosini sipër fetën tjetër.
- Rivendosni bukën në tigan sa të skuqen nga të dyja anët. Hiqini nga zjarri dhe vendosini përsëri mbi letër kuzhine. Thajini nga vaji i tepërt dhe lërini të pushojnë, në këtë mënyrë buka do të lidhet dhe mozzarella do të jetë e shkrirë aq sa duhet.
- Për një rezultat perfekt të kësaj recete rekomandojme që ta lini të kulloj mozzarelën nga uji i tepërt para se ta përdorini për këtë recetë.