Makarona me dardhë dhe djath pecorino

Makarona me dardhë dhe djath pecorino

 

 

 

Përbërësit për 4 persona

  1. 400 g makarona (sipas dëshirës makarona të shkurtra)
  2. 3 dardha
  3. 200 g gjizë e fortë
  4. 100 g djath pecorino
  5. 4 arra
  6. Gjysëm qepe
  7. Vaj ulliri EVO
  8. Kripë
  9. Piper

Përgatitja

Vendosim makaronat në ujë të valuar me kripë që të ziejnë. Presim qepën në feta të holla dhe e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri.

Presim dardhët në feta të holla, (lëmë një dardhë për dekorimin e pjatës) djathin pecorino dhe gjizën i hedhim në tiganin ku kemi skuqur qepën.

Nëse është e nevojshme shtojmë pak ujë nga uji i makaronave. Copëtojmë arrat dhe i hedhim edhe ato në tigan.

Gatuajmë për disa minuta salcën duke i shtuar kripë dhe piper. Kullojmë makaronat dhe i hedhim në tiganin e salcës duke shtuar pak vaj ulliri.

Kur të shërbejmë pjatën grijmë sipër dardhën e mbetur dhe pak djath pecorino.

Ju bëftë mirë!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.