Lazanja me ragu bolonjeze

Lazanja me ragu bolonjeze

 

 

 

 

 

 

 

Përbërësit për 8 persona

  1. 500 gr petë të freskëta për lazanje Conad2. 1 kg salcë ragu bolonjeze3. 1 lt  beshamelë Conad

    4. 200 gr djathë i grirë parmigiano reggiano Sapori & Dintorni

Përgatitja

Merrni një tavë qelqi drejtkëndore dhe filloni të përgatisni: fillimisht lyeni tavën me gjalp, më pas lyeni me dy lugë salcë ragu dhe beshamel.

Shtroni një nga një petët e freskëta dhembulojini me salcë ragu e beshamel. Spërkatni me djathë parmigiano reggiano dhe vazhdoni kështu derisa të mbarojnë të gjithë përbërësit ose të keni vendosur sa shtresa dëshironi.

Për përgatitjen e lazanjës bolonjeze zakonisht mjaftojnë 3 shtresa, por nëse dëshironi mund të vazhdoni por duke pasur kujdes që të mbushni mirë me salcë dhe beshamel shtresat dhe hapësirat ndërmjet petëve, për të lehtësuar më pas pjekjen.

Përfundoni shtresën e fundit të salcës dhe spërkateni sërish me shumë djathë parmixhan. Vendoseni në furrë të parangrohur në 180 °Cpër rreth 45 minuta. Kini kujdes gjatë pjekjes. Për të parandaluar pjekjen e tepërt të shtresës së sipërme, mund të shtroni sipër letër alumini përpara se ta vendosni në furrë, dhe ta hiqni gjatë 15 minutave të fundit të pjekjes, në mënyrë që pjesa e sipërme të marrë ngjyrë kafe të artë.

Sapo lazanja të jetë pjekur e të ketë marrë ngjyrë të artë, mund ta nxirni nga furra e lëreni të ftohet për 10 minuta përpara se t’a shërbeni. Këshillohet të konsumohet e ngrohtë.

Lazanja bolonjeze është një pjatë e pasur, shumë e shijshme dhe sigurisht që do të merrni shumë komplimenta.

Nëse dëshironi, gjatë përgatitjes mund të shtoni Sottilette Conad teksa shtroni përbërësit. Zgjidhni sipas shijes suaj, rezultati përfundimtar është një pjatë plot shije dhe shumë e veçantë, perfekte për drekën e së djelës 😊