Krepa në furrë me mortadella, spinaq dhe djaht provola

 Krepa në furrë me mortadella, spinaq dhe djath provola.

Krepa në furrë me mortadella, spinaq dhe djath provola.

Përbërësit për katër persona:

· 500 ml qumësht

· 250 g miell

· 3 kokrra vezë

· 250 g mortadella Bologna IGP

· 200 g djath provola

· 250 g spinaq i freskët

· Djath parmigiano i grirë (sipas dëshirës)

 

Përgatitja:
  1. Në një tas të thellë sitni miellin dhe shtoni vezët, qumështin dhe pak krip. Përziejeni që përbërja të jetë kremoze. Ngrohni mirë një tigan për krepat. Në përgjithësi sasia ideale për një krep është pak a shumë sa një garuzhde.
  2. Pasi të keni përgatitur të gjitha krepat filloni me mbushjen. Në fillim vendosni fetat e holla të mortadelës.
  3. Djathin provola të tymosur të prerë në feta.
  4. Dhe gjethet e spinaqit.
  5. Mbyllini krepat duke i rrotulluar që të mos dali mbushja.
  6. Lyeni me pak gjalp një tavë dhe vendosni krepat e mbushura në të. Në fund mund të hidhni sipas dëshirës djath parmigiano të grirë dhe pak gjalp. Vendoseni tavën në furrë në temperaturn 220°C pa ventilim për 8 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.