Krepa me proshutë dhe djath në furrë

 

 

 

 

 

 

 

Përbërësit për 8 persona

  1. 200 g Miell 00
  2. 3 vezë
  3. 350 ml qumësht
  4. Pak kripë të imët
  5. 500 ml beshamelë
  6. 300 g proshutë e pjekur
  7. 200 g djath Provola i ëmbël
  8. 100 g djath Grana i grirë

Përgatitja

Përgatisim brumin e krepave. Në një tas hedhim miellin dhe kripën, i përziejmë dhe formojmë një “krater” në mes. Në mes të kraterit hedhim një nga një vezët dhe gjalpin e shkrirë dhe i përziejmë deri sa mielli të përziet mirë me vezët. Më pas shtojmë pak nga pak qumështin duke e trazuar vazhdimisht që masa të jetë homogjene.

Duke e shtuar qumështin pak nga pak bëjmë të mundur që masa të jetë e njëtrajtshme dhe mielli të tretet plotësisht. Brumi në fund është pak i trash por i lëmuar. E lëmë brumin të pushoj për 30 minuta përpara se të bëjmë krepat.

Pasi të kenë kalur 30 minutat marrim një tigan që nuk ngjit, e lyejmë pak me vaj ose gjalp dhe e ngrohim. Hedhim në qendër të tiganit një garuzhde nga brumi (sasia e brumit për një krepë varet nga dimensionet e tiganit por edhe e garuzhdes). E rrotullojmë tiganin që brumi të hapet në mënyrë sa më uniforme.

Pas një minute me ndihmën e një spatula e kthejmë krepën nga ana tjetër dhe e lëmë një minutë edhe nga kjo anë. Kështu vazhdojmë deri sa të mbarojmë të gjithë brumin. Krepat i vendosim njëra mbi tjetrën që të qëndrojnë të ngrohta dhe të buta.

Fillojmë me mbushjen e krepave. Marrim një krepë dhe vendosim mbi të një lugë beshamel, djathin provola, një fetë proshutë, djathin e grigë dhe pak piper.

E rrotullojmë krepën duke palosur nga brenda edhe anët.

Marrim nje tavë dretëkëndore dhe hedhim në të 2-3 lugë me beshamel. Vendosim krepat në tavë duke u kujdesur që ana e mbylljes së krepave të vendoset poshtë. Pasi të kemi vendosur në tavë të gjitha krepat e mbushura hedhim mbi to beshamelën e mbetur dhe një shtresë me djath të grirë Grana.

Vendosim tavën në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 200° C për 30 minuta dhe aktivizojmë funksionin ‘grill’ 5-10 minutat e fundit.

JU BËFTË MIRË!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.