Përbërësit
- 500 ml qumësht
- 120 gr oriz originario me kokërr të rrumbullakët
- 70 gr sheqer
- 2 lugë sheqer me aromë vanilje
- 2 lugë gjalp,
- pak pluhur shafrani,
- pak kripë,
- 25 gr miell,
- 25 gr niseshte,
- 1 lugë maja birrë pluhur,
- 2 vezë 1 lugë lëng limoni,
- pak gjalp dhe miell për të lyer tavën,
- pak sheqer pluhur për dekorim.
Përgatitja
Vendosim të ziejmë qumështin bashkë me kripën dhe orizin, shtojmë gjysmën e sheqerit, sheqerin pluhur me aromë vanilje, gjalpin dhe shafranin.
Fikim sobën dhe e lëmë të ziej të mbuluar me kapak në zjarr të fikur. Ndërkohë ngrohim furrën në 180° C.
Bashkojmë miellin me niseshten dhe majanë e birrës pluhur. Ndajmë të vërdhat e vezëve dhe i tundim bashkë me pjesën tjetër të sheqerit,me lëkurën dhe lëngun e limonit.
Tundim të bardhat e vezëve mënjanë dhe i bashkojmë me kujdes të gjithë masën me ndihmën e rrahëses. Lyejmë tavën me pak gjalp dhe miell, vendosim të gjith masën në tavë duke e sheshuar pak dhe e vendosim të piqet për 50’ në furrën e ngrohur më parë në 180° C.
Mbas pjekjes e lëmë të ftohet dhe e heqim nga tava. Para servirjes e dekorojmë me pak sheqer pluhur.
Për një rezultat më të mirë përdorni produkte cëlësore Conad.