Gjel deti për Krishtlindje

Përbërësit për gjashtë persona

1 gjel deti mesatar

100 gr proshutë San Daniele DOP Sapori&Dintorni

250 gr mish i grirë derri

250 gr mish i grirë viçi

2 kokrra mollë

50 gr pançetë e prerë në copa

100 gr dhjam derri

1 gotë konjak

Arrë moskat

1 kokërr vezë

Kripë dhe piper

 

Përgatitja
  1. Në fillim  pastrojmë gjelin e detit dhe spërkasim pjesën e brendshme me konjak. Në një enë përziejmë, mishin e derrit, të viçit, proshutën, pançetën dhe i bashkojmë me mollët e grira dhe vezën.

I rregullojmë me  kripë, piper dhe arrë moskat. Mbushim gjelin e detit me përbërjen e përgatitur dhe e lidhim me spango në mënyrë që të mos dalë mbushja. E rregullojmë me kripë, piper dhe e lyejmë nga jashtë me  dhjamë derri.

2. E vendosim në një tavë dhe e fusim në furrë në temperaturë mesatare deri sa të marrë ngjyrë të artë. (rreth 50 minuta për kg).Gjatë pjekjes e lyejmë herë pas here  me lëngun që lëshon në mënyrë që të marrë më shumë shije dhe të mos thahet .

  1. Ide për të shoqëruar mishin:

qërojmë disa karrota, i presim në formë rrethore dhe i ziejmë për 10 minuta.

  1. Në një tenxhere vendosim gjalpë, qepë dhe karrotat e ziera duke i përzier  herë pas here derisa të marrin ngjyrë të artë.

Në një enë me 250 ml litra ujë të ngrohtë shkrijmë një koncentrat perimesh, pak sheqer, kripë dhe e shtojmë  në tenxheren ku po skuqen karrotat dhe qepët.

I lëmë të ziejnë pa kapak deri sa karrotat të jenë zbutur.

  1. Gjelin e detit  e shërbejmë në një pjatancë bashkë me karrotat .

Ju bëfte mirë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.