Cotechino me thjerrëza

Përbërësit për katër persona

300 gr Cotechino i parapërgtitur

300 gr thjerrëza të thata

1 degë selino

1 karrotë mesatare

1 kokërr qepë e bardhë

35 gr vaj ulliri ekstra i virgjër

3 gjethe dafinë

2 degë rozmarinë

500 gr lëng perimesh

Kripë e imët

Piper i zi

 

Përgatitja

1.     Për të përgatitur “Cotechino me thjerrëza” së pari i vendosim thjerrëzar në ujë të ftohtë për 2 orë. 

2.    Pas 2 orësh i kullojmë dhe i shplajmë me ujë të rrjedhshëm.

3.    Ndërkohë përgatisim Cotechino-n duke ndjekur udhëzimet në etiketë, në rastin tonë vendoset me amballazhin plastik në ujë të ftohtë dhe e ziejmë për 20 minuta pas momentit të vëlimit të ujit.

4.    Ndërkohë përgatisim thjerrëzat. Qërojmë dhe presim në kubik karrotën, selinonë dhe qepën. 

5.    Në një tigan të thellë ngrohim vajin e ullirit, shtojmë perimet e prera më parë deri sa qepa të bëhet transparente. 

6.    Më pas shtojmë thjerrëzat dhe i japim shije duke shtuar piperin, kripën dhe aromat me degët e rozmarinës dhe fletët e dafinës të lidhura së bashku (në këtë mënyrë do ta kemi më të lehtë për t’i hequr në fund). 

7.    I mbulojmë thjerrëzat me lëngun e perimeve të ngrohtë dhe i ziejmë për 20 minuta ose më tepër në bazë trashësisë që dëshirojmë, nëse është e nevojshme mund të shtojmë më tepër lëng. 

8.   Pasi thjerrëzat të jenë zier heqim tufën me rozmarinë dhe dafinë. Ndërkohë Cotechino është gati, e heqim nga amballazhi, e kullojmë dhe e tranferojmë mbi një dërrasë me kujdes që të mos digjemi. E presim në feta. E shërbejmë Cotechino-n në një pjatancë mbi thjerrëzat.

Tradita

Cotechino me thjerrëzat është një pjatë tipike e menusë së festave, në veçanti për natën e Vitit të Ri: Tradita thotë të hash një racion Cotechino para mesnatës që viti i ri të nisi me këmbë të mbarë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.