Conad, Sapori&Idee dhe Sapori&Dintorni fitojnë European Private Label 2021

Conad fiton dy çmime prestigjioze nga European Private Label Awards 2021 me dy produkte nga markat prestigjoze të markës Conad, “Sapori&Dintorni” dhe “Sapori&Idee”.

Çmimet European Private Label Awards (Çmimet Evropiane të Etiketave Private), të organizuara nga ESM – Revista e Supermarketeve Evropian – kanë shpërblyer produktet më të dallueshme të etiketave private në tregun Evropian që nga viti 2017, të vlerësuara në bazë të tre parametrave: inovacioni, prezantimi dhe shija.

“Ne jemi krenarë që përsosmëria e produkteve tona të markës Conad është njohur dhe vlerësuar nga juria e European Private Label Awards 2021” thotë Alessandra Corsi, Drejtore e Marketingut e Conad Itali “Ne punojmë çdo ditë për t’i ofruar klientëve tanë një gamë produktesh premium, me cilësisë dhe leverdi, të cilat plotësojnë nevojat më të rafinuara të konsumatorit. Sapori&Dintorni Conad ofron një gamë produktesh ushqimore dhe vere që tregojnë traditën e territoreve italiane; Nga ana tjetër, Sapori&Idee Conad ofron propozime të pazakonta dhe bashkëkohore për ushqimet dhe verërat. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim për të ofruar risi dhe cilësi të lartë, me çmime të volitshme për çdo familje”.

Në veçanti, Çmimet Private të Etiketave Evropiane kanë akorduar çmimin në kategorinë “Pastiçeri dhe Snack” për kremin e fëstëkëve me ‘Pistachio Verde di Bronte DOP’ nga linja Sapori&Dintorni Conad, falë intensitetit si nga aroma ashtu edhe nga struktura e dhënë nga fëstëkët e gjelbër – i pranishëm në 45% – i çertifikuar me logon DOP dhe prodhuar vetëm në rrëzë të Etna-s. Në kategorinë “Mish dhe Peshk”, Oktapodi i plotë Gati për Shijen nga linja Sapori&Idee Conad, veçanërisht i vlerësuar për shijen dhe butësinë e tij, ku i shtohet këtu edhe zgjedhja e oktapodit Vulgaris të cilësisë së parë, i gatuar paraprakisht me kripë dhe me gjethe dafine.

Conad u vlerësua gjithashtu – me të njëjtat produkte – dy përmendje të veçanta, dhe përkatësisht Çmimin e Përsosmërisë së Shijes, në sajë të shijes së paimitueshme të Fëstëkëve të Bronte-s DOP dhe Packaging Excellence Award (Çmimi i Paketimit Ekselent) falë “paketimit pa ajër” të oktapodit, i cili ruan elementët ushqyes dhe aromat e oktapodit.

Linjat Sapori&Dintorni Conad dhe Sapori&Idee Conad përbëjnë gamën premium të markës Conad: e para përbëhet nga një përzgjedhje e gjerë e produkteve të bëra me materiale të papërpunuara lokale dhe me metoda tradicionale të përpunimit dhe përgatitjes, të zgjedhura me kujdes për cilësinë dhe lidhjen e tyre me tradita; e dyta, shpreh një ide të re të shijes në emër të eksperimentimit, me lëndë të parë gurme që i bashkohen propozimeve inovative dhe kombinimeve origjinale.