Conad ne ndihme te klienteve

Gjendja e krijuar pas perhapjes se coronavirusit në vend, masat e ndërmarra nga shteti , frika dhe paniku i krijuar ka bërë që njerëzit të rendin për të blerë ushqime nëpër dyqane. 🛒Por a riskojnë supermarketet që të mbesin pa produkteve ushqimore? Administratori i Conad Alessandro Rosa deklaron se nuk ka asnjë rrezik në rrjetin e supermarketeve të Conad.

Frika më e madhe e qytetarëve është, që në rast të një përkeqësimi të situatës, furnizimi me prodhimet bazë mund të mungojë. Gjatë një interviste në Skype me administratorin e Conad Albania, Alessandro Rosa, sqaron se Conad nuk ka asnjë problem nga ky këndvështrim. Për më tepër ai thekson se Conad ka një magazine qendrore prej 5000 metrash katror e cila vepron si mushkëri për të garantuar vazhdimësinë e furnizimit per te gjitha supermarketet tona ne te gjithe Shqiperine.

Conad mendon për shëndetin tuaj! 😄
Ndiqni videon e mëposhtme për të kuptuar çfarë protokolli po ndjekim ne ne mënyrë që konsumatorët të mos kenë rrezik gjatë blerjeve në supermarket.