Bologna (It) 4 Maj 2019 – Conad, grupi më i fuqishëm i supermarketeve në Itali, ka realizuar marrëveshjen për blerjen e rrjetit Auchan Retail Italia.
Në këtë mënyrë rrjeti i dyqaneve Conad shtohet me rreth 1600 pika shitjeje të grupit Auchan Retail Italia që aktualisht operojnë nën logon AUCHAN dhe SIMPLY, duke shtuar kuotën e vet të tregut nga 12.9% në rreth 16.5 %, dhe një rritje të xhiros vjetore nga 13.4 në 17.1 miliard euro, duke u renditur grupi i parë në rrjetin e shpërndarjes në Itali.
Francesco Pugliese, Administratori i Conad është shprehur: “Jemi të kënaqur për këtë arritje të re, duke sjellë në duart e sipërmarrësve italian një rrjet shpërndarje me vlerë të madhe, i cili po kalon një periudhë vështirësie, por që mbart potenciale të mëdha”
Conad Albania, pjesë e grupit Conad, operon në Shqipëri që prej vitit 2006, me një rrjet prej 40 supermarketesh.