Conad Albania, i vendosur të garantojë sigurinë maksimale.

Nëpërmjet mediave u informuam për një komunikatë të AKU-së në lidhje me gjobën e vënë ndaj një dyqani që mban tabelën Conad. Mbas verifikimit tonë, mësuam se episodi nuk i referohet “Conad Albania” por një subjekti franchise i Conad, me emrin tregtar “Pro Natyra Treg”.  Ky subjekt është i autorizuar nga “Conad Albania” për përdorimin e tabelës dhe për tregtimin e produkteve “Conad”. Si i tillë, ai duhet të respektojë para së gjithash standardet e sigurisë që ka vendosur dhe aplikon Conad.

Nga verifikimi i gjurmueshmërisë së produkteve, rezultoi se të githa produktet e evidentuara nga Aku, janë furnizuar nga ana e Conad Albania, në respektim të të gjitha normave për jetëgjatësinë e produkteve.

Megjithëse nuk bëhet fjalë për mashtrim nga subjekti (i tillë do të kishte qenë ndryshimi i etiketës) , por të një gabimi, frut i një menaxhimi jo të mirë, episodi evidenton mosrespektim të normave të sigurisë ushqimore të vendosura nga grupi Conad dhe dëmton imazhin e kompanise.

Grupi Conad ruan impenjimin kundrejt konsumatorëve për të garantuar produkte në respekt të plotë të normave të sigurisë ushqimore, duke u impenjuar edhe për një monitorim më sistematik ndaj subjekteve franchise që mbajnë marken Conad.

Për të parandaluar raste të tjera në të ardhmen, dhe në zbatim të standarteve të sigurisë që zbaton vetë Conad, ne do të ndalojmë përdorimin e markës Conad nga subjekte franchise, nëse do të konstatojmë raste të ngjashme.

Do tu luteshim edhe konsumatorëve, që në rast se do të konstatojnë probleme të tilla, të na informojnë menjëherë në numrin e telefonit: +355694096048 ose ne adresen e e-mailit: cedi.tirana@conadalbania.al

 

undefined