Carbonara Tradizionale Romana

Carbonara Tradizionale Romana

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përbërësit për dy persona

180 g makarona spageti

70 g proshutë tipi( guanciale ose pancetë) të prerë në rripa

2 të verdha veze të mëdha dhe të freskëta

40 g djathë pecorino romano të grirë hollë

2 lugë gjelle nga uji i zierjes së makaronave

Vaj ulliri ekstra i virgjër

Kripë

Piper i zi i sapo bluar

Përgatitja

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të nxehtë e të kripur dhe e lëmë të vlojë.

Hedhim pak vaj ulliri ekstra të virgjër në një tigan që nuk ngjit, dhe e lëmë për 30 sekonda derisa të nxehet. Vendosim  proshutën “guanciale” dhe e gatuajmë në zjarr të lartë për disa minuta. Kur të ketë marrë ngjyrë të artë dhe të jetë krokante e heqim nga zjarri.

Në një enë hedhim të verdhat e vezës, 4 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër, djathin pecorino, piperin dhe i përziejmë me një rrahëse dore, deri sa të jetë bërë një masë kremoze e trashë por jo shumë kompakte.

Kur uji të vlojë, shtojmë makaronat spageti.

Nga mesi i gatimit, marim dy lugë gjelle nga uji ku po ziejnë makaronat dhe i hedhim ngadalë në enë por gjithmonë duke i trazuar në mënyrë që të mos ziejë veza. Në fund shtojmë proshutën.

Makaronat i gatuajmë al dente,  lëmë mënjanë 1 lugë nga uji i zierjes dhe i kullojmë në një enë. Përziejmë bashkë makaronat me salcën dhe nëse është e nevojshme shtojmë ujin e lënë mënjanë për të arritur kremozitetin  e dëshiruar.

JU BËFTË MIRË!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.