Përbërësit për 4 persona
4 Feta buke Altamura
400g domate qershi
30 g vaj ulliri ekstra i virgjër
6 gjethe borzilok
3 g kripë
20 Açuge (ose sardele) të marinuara
1 thelpi hurdhër
Rigon të thatë
Spec djegës
Piper të zi
Përgatitja
1. Për të përgatitur brusketat me domate dhe açuge, fillimisht thekim fetat e bukës Altamura.
2. Lajmë domatet qershi me ujë të rrjedhshëm dhe i presim në copa të vogla.
3. Domatet qershi të sapo prera i vendosim në një enë dhe i rregullojmë me vaj, kripë, rigon dhe piper të zi.
4. Açuget (ose sardelet) e marinuara i presim në copa të vogla, dhe i bashkojmë me sallatën e domates.
5. Shtojmë gjysmën e thelpisë së hudhrës, pasi ta keni shtypur dhe gjethet e borzilokut.
6. Përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe i lëm mënjanë. Kriposim pak fetat e bukës dhe i fërkojmë me pjesën e mbetur të hudhrës.
7. Në këtë pikë vendosim mbi bukë sallatën me domate dhe açuget duke përdorur një lugë.
8. Heqim farat nga speci djegës, e presim në rripa dhe e vendosim mbi brusketat me domate qershi dhe açuge.