Biskota me tërshërë dhe banane

 

 

Përbërësit për katër persona

150 gr tërshërë

2 banane

2 lugë gjelle me arra të coptuara

 

Përgatitja
  1. Qërojmë bananet dhe i shtypim me ndihmën e një piruni ose me një shtypëse patatesh.
  2. Shtojmë tërshërën dhe arrat e grira dhe i përziejmë të gjitha me ndihmën e një luge deri sa të kemi një masë homogjene të butë.
  3. Formojmë biskotat tona duke i dhënë një formë të rrumbullakët dhe i vendosim në një tavë të veshur me letër furre.
  4. Vendosim tavën në ngrirje për 5 minuta për të lidhur më mirë përbërësit.

I pjekim biskotat në furrë në temperaturën 180°C për 20 minuta. Pasi biskotat të jenë gati i lëmë të ftohen mirë. Biskotat me tërshërë dhe banane janë gati për t’u shijuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.