Malloreddus alla campidanese
Përbërësit për katër persona
- 400 gr Gnocchetti Sardi
 - 300 gr Salsiçe
 - 200 gr djath Pecorino Sardo
 - 50 gr qepë
 - 30 gr vaj ulliri ekstra i virgjër
 - 300 gr salcë domatesh
 - Kripë
 
Përgatitja
- Për të përgatitur “malloreddus alla campidanese” fillojmë me përgatitjen e salcës. Qërojmë dhe presim në kubik të vegjël qepën dhe e skuqim ngadalë në një tigan me vajin e ullirit.
 - Ndërkohë i heqim cipën salsiçes. E copëtojmë me duar dhe e bashkojmë me qepën.
 - E rrisim nxehtësinë dhe e skuqim salsiçen për 15 minuta duke e përzier vazhdimisht dhe më pas shtojmë salcën e domateve.
 - E përziejmë përsëri dhe e mbulojmë me kapak dhe e gatuajmë për rreth një orë, me zjarr më të ulët. Në fund nëse duhet e rregullojmë me kripë.
 - Pasi salca të jetë gati ziejmë gnocchi-t sardi ose “malloreddus” në ujë të valuar me kripë.
 - Ndërkohë grijmë djathin pecorino sardo në një tas dhe i shtojmë ujë nga uji ku po ziejnë gnocchi-t. I përziejmë me ndihmën e një përziersi dhe i shtojmë më tepër ujë deri sa të krijohet një masë kremoze.
 - Kullojmë gnocchi-t dhe i bashkojmë me salcën me salsiçe, i përziejmë dhe në fund shtojmë kremin me pecorino.
 - I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe shërbejmë malloreddus alla campidanese ende të ngrohta!
 
