Natura Line
Takimi mes natyrës dhe shkencës kozmetike.
Nga natyra vijmë dhe nuk ka asgjë më të mirë se Natyra për t’u kujdesur për veten. Për këtë arsye, në dyqanet Conad, gjeni linjën e produkteve Naturalinë: një linjë për trupin tërësisht natyrale. Rezultati i kërkimit më të avancuar kozmetikë zviceran në shërbim të bukurisë suaj. Të zgjedhesh produktet Naturaline do të thotë të përkëdhelesh nga delikatesa e produkteve me bazë të pastër bimore. Shumë prej të cilave vijnë nga bujqësia organike e kontrolluar dhe nga vajrat esenciale natyrore. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht pa ngjyrues dhe parfume sintetike, pa silikon ose përbërës me bazë minerali. Menduam të merrnim këtë përgjegjësi si për ju ashtu dhe për mjedisin.
Bukuria është më e sigurt nëse produktet janë të certifikuara.
Të gjitha produktet Naturaline që gjenden në Conad janë të garantuara nga ECOCERT, një organizatë e pavarur ndërkombëtare e kontrollit dhe certifikimit që verifikon produktet kozmetike natyrale dhe organike të përputhen me disa parametra strikte dhe objektive. Për shembull, një kërkesë themelore është që produktet të përmbajnë komponentë të qëndrueshëm dhe realizuar me procedura ekologjike dhe se të paktën 95% e të gjithë përbërësve janë me origjinë natyrore.
Produktet e certifikuara mbi te gjitha duhet të sigurojnë përdorimin e përbërësve që rrjedhin nga burimet e rinovueshme dhe mungesen e OMGJ-ve, parabenave, fenoksietanolit, nanopartikulave, silikonit, PEG, aromat sintetike dhe ngjyruesit.
ECOCERT është një çertifikatë shtesë sigurie për qetësinë tuaj natyrale.