Produktet me këtë markë janë të çertifikuara BIO nga Bashkimi Evropian. Për të gjithë ju që dëshironi të ushqeheni në mënyrë natyrale me respekt të plotë ndaj ambjentit, bimëvë, kafshëve dhe shendetit tuaj. Disa prej ketyre produkteve kanë edhe çertifikatën “Tregti e Ndershme”
Conad ka zhvilluar një linjë produktesh biologjike që është e përshtatshme për ata që kujdesen për ushqimin e tyre duke kërkuar ushqime sa më të shëndetshme e natyrale dhe mbrojnë shëndetin e tyre dhe ambientin që i rrethon pa hequr dorë nga kënaqësitë e shijimit. Agrikultura biologjike garanton ruajtjen e ciklit natural të ujit, bimëve dhe kafshëve dhe siguron një përdorim sa më të kujdesshëm të energjisë dhe burimeve.
Metoda e prodhimit biologjik lejon vetëm përdorimin e substancave natyrale, duke përjashtuar përdorimin e substancave kimike , insekticidet dhe plehërat kimike për të garantuar kështu mirëqenien e konsumatorit dhe pastërtine e ajrit, ujit, tokës, bimëve dhe kafshëve.