Gnocchi me barishte të egra

Gnocchi me barishte të egra

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA

  • 1 kg patate
  • kripë
  • arrë moskat pluhur
  • rreth 250 gr miell
  • 1 vezë
  • 2 tufa me majdanoz ose barishte të tjera sipas preferences
  • 40 gr gjalp
  • erëza të freskëta për dekori

PËRGATITJA:

Lajmë patatet dhe i ziejmë në ujë të bollshëm rreth 25-30’. Mbasi i kemi kulluar i lëmë të ftohen pak minuta, i shtypim dhe i shtojmë kripën, arrë moskat pluhur, miellin,vezën. E punojmë derisa të kemi një brumë të butë. Lajmë barishtet dhe i thajmë me një letër kuzhine, i grijme imet duke i bashkuar me bumin dhe i punojmë akoma. Marrim 1/4 e brumit bëjmë një shirit të trashë sa gishti e kalojmë në miell dhe i presim 1 cm. Me majën e një piruri i kalojme një nga një duke i shtypur lehtësisht. Vazhdojmë në këtë mënyrë dhe me pjesën tjetër të brumit. I lëmë të pushojnë për 15 ‘ në tavolinën e punës me miell dhe të mbuluar me një pecetë kuzhine. Në ujë të valuar i ziejme 3-4’ me zjarr të ngadaltë. I kullojmë mirë dhe i rregullojmë me gjalp me erëza të njoma. Në momentin e servirjes sipas dëshires mund ti shtojmë dhe parmigiano të grirë.

Për një rezultat më të mirë përdorim Miell grano Tenero 00 Biologjik Verso Natura Bio Conad.