Fillimi Oferta Produktet Conad Karta e klientit Fidelity

Gusht 2006 hapet supermarketi i parë Conad që ndodhet në qëndrën tregtare E.T.C. Ajo ka një sipërfaqe prej 410 m2. Pak muaj më vonë në Janar të vitit 2007 një tjetër supermarket Conad me vendndodhje pranë stadiumit Selman Stermasi, me 653  m2. Një muaj me pas, Shkurt 2007, hapet në Durrës një dyqan i ri me sipërfaqe prej 500 m2, në qëndrën tregtare Galaktik. Në Nëntor 2007 hapet Superstore i parë Conad ne Shqipëri, ai që ndodhet në qëndrën tregtare Casa Italia në hyrje të Tiranës. Me një sipërfaqe prej 1439 m2 mbulon një asortiment të gjere ushqimor dhe jo vetëm, ne asortimentin e tij përfshihen edhe artikuj joushqimor si veshmbathje, shtëpiake, shkollore, lodra etj. Në Prill të 2008 ndjek menjëhere gjurmët e Superstorë të parë, i dyti në llojin e tij, Superstore Conad që ndodhet në qëndrën tregtare Kristal Center, në zonën e Selitës. Ka një sipërfaqe prej 1089 m2 dhe përmban gjithashtu një asortiment të gjerë ushqimor dhe joushqimor.

Në Korrik te 2008 vijon një pikë e re shitje në një qytet tjetër bregdetar, në Vlorë, në shëtitoren kryesore të Vlorës hapet pika e shitjes Conad me sipërfaqe prej 750 m2.


Në Janar në vitit 2009 fillon aktivitetin magazina e Conad Shqipërisë, kompania e distribucionit që do të furnizojë pikat e shitjes ekzistente dhe të ardhme me artikuj lokalë dhe artikuj të furnizuar nga kompania meme Conad Adriatico, që karakterizohen nga cilësia e markave me të mira në tregun italian. Territori i magazinës ka një sipërfaqe prej 6500 m2 nga të cilat 500 m2 përfshijne zyrat ku punon stafi i Conad Albanisë që koordinon dhe drejton aktivitetin e magazinës, pikave të shitjes.

Magazina përmban në siperfaqen prej 6000 m2, një asortiment prej 2450 artikujsh (2000 artikuj të ndryshëm, 350 artikuj të freskët, 100 artikuj të ngrirë) që kanë një kapacitet prej 5450 vende paletash (5000 artikuj të ndryshëm, 350 të freskëta, 100 të ngrira)

Te gjitha te drejtat e rezervuara - Conad Albania © 2014                                                                                        Krijuar nga AWG